TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Gusht 2025, 07:21

Zjarr në qendër të Peshkopisë gjatë natës, digjet një pallat trekatësh; evakuohen banorët

Shkruar nga Pamfleti
Zjarr në qendër të Peshkopisë gjatë natës, digjet
Zjarr në qendër të Peshkopisë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pallat trekatësh në qendër të Peshkopisë rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm. Flakët kanë nisur nga kati i tretë i godinës dhe janë përhapur me shpejtësi, duke shkrumbuar të gjithë ndërtesën.

Menjëherë pas sinjalizimit, forcat zjarrfikëse dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje, ku është bërë evakuimi i banorëve. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndonëse dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Zjarri ka shkaktuar panik te banorët e zonës, pasi pallati ndodhej në një zonë të populluar dhe me ndërtesa të tjera shumë pranë njëra-tjetrës.

Shkaqet e zjarrit ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht, por dyshimet e para lidhen me një shkëndijë elektrike. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

zjarr në qendër të peshkopisë

Lini një Përgjigje