TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Tetor 2025, 13:27

IKMT rikthehet sërish në Theth, banori: Na terrorizuan, erdhën pa lajmëruar

Shkruar nga Pamfleti

 

IKMT rikthehet sërish në Theth, banori: Na terrorizuan, erdhën pa
IKMT rikthehet në Theth

Një tjetër aksion ka nisur për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth. Fadromat e IKMT janë rikthyer në zonë për të vijuar me shembjen e 35 objekteve që janë në listë.

Dedë Kolaj banor i zonës së Thethit, të cilit do i prishet objekti tha se nuk është lajmëruar nga autoritetet dhe se ndihet i terrorizuar pasi policia ka shkuar në orën 5 të mëngjesit pa lajmëruar. 

"Po përgatiten për plasje me mina për shembjen e objektit në lagjen Nik Gjonaj në Theth.Është objekt në pronësinë e babait tim.Objekti është ndërtuar për shtëpi banimi. Jemi familje shumë e madhe. I kemi bërë përgatitjet me vëllezërit jemi 6 dhe 2 motra, për të ndërtuar secili hyrjet e veta. Objekti është ndërtuar në 2023. Ka qenë e ndërtuar, çatia është bërë tani vonë.  

Kanë marrë një vendim, pa njoftim pa asgjë. Ndihem i terrorizuar. Në orën 5 të mëngjesit kam qenë shumë i acaruar me veprimin që ka bërë policia ndaj objektit dhe shtëpisë sime. Duke pasur të gjithë familjen në gjumë, në orën 5 të mëngjesit më është rrethuar shtëpia sikur të isha kriminel. Ishte e pabesë. 

Në 2023 shtëpia ka qenë e përfunduar, vetëm çatia pa vendosur. Na kanë bërë letrat për gjobë, i kemi nis për Gjykatë Administrative në Tiranë, po s’na kanë dhënë përgjigje. Kemi 2 muaj që kemi aplikuar.", tha ai për MCN Tv .

Në total janë 8 objekte në listë që priten të shemben fillimisht, godina trekatëshe dhe 7 shtëpiza druri të ndërtuara pa leje për të cilat janë marrë vendimet përkatëse nga IMT.

ikmt rikthehet sërish në theth

Lini një Përgjigje