TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Dhjetor 2023, 10:51

I shkaktoi shtetit 1.2 mln euro dëm, Gjykata e Tiranës pranon kërkesën e Arlind Gjokutajt për gjykim të zakonshëm

Shkruar nga Pamfleti

I shkaktoi shtetit 1.2 mln euro dëm, Gjykata e Tiranës pranon

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e ish-sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së Financave Arlind Gjokutajt për ndarjen e çështjes për gjykim të zakonshëm, ndërsa dy të tjerët, përkatësisht përmbaruesi Alban Ruli dhe Ilir Thana kërkuan gjykim të shkurtuar kërkesë e cila u pranua.

Gjithashtu gjykata vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë per pushimin e çështjes për drejtorin juridik të Ministrisë së Financave Fatmir Hoxha.

Ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj është arrestuar me akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa iu zëvendësua dy herë masa e sigurisë nga arrest në burg në arrest shtëpie dhe më pas më detyrim paraqitje.

Arrestimet erdhën pas hetimeve ndaj shtetasit Ilir Thana i cili akuzohet për mashtrim, ndërsa për zyrtarët e ministrisë u hetua lidhur veprimet e bëra në kundërshtim me ligjin duke i shkaktuar një dëm ndaj buxhetit të shtetit në shifrën e 1.2 milionë eurove.

Çështja ka të bëjë me një magazinë që shteti ia shiti Ilir Thanës në 1992-shin, por Komisioni i Kthimit të Pronave ia mori 3 vite më vonë për t’ia kaluar pronarëve të vërtetë. Pas kësaj, Thana u dëmshpërblye me këste me vlerën e pronës sipas çmimit të tregut. Ilir Thana mori përmes bankës vetëm 400 mijë euro dhe pjesa tjetër e parave do t’i kalonte në muajt në vijim. Në 2021-shin, edhe pse ishte dëmshpërblyer një herë, Ilir Thana duke përdorur përmbaruesit kërkoi arriti në vlerësimin e pronës që nuk ishte më e tija, deri në vlerën 1.2 milionë euro.

arlind gjokutaj shtet 1.2 mln euro dem gjykata e tiranes

Lini një Përgjigje