TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Gusht 2024, 13:53

I nxehti saharian 'pushton' Shqipërinë, nesër termometri arrin deri në 41 gradë; kur do të rikthehen reshjet e shiut

Shkruar nga Pamfleti

I nxehti saharian 'pushton' Shqipërinë, nesër

Vendi ynë do të vijojë të karakterizohet nga temperatura të larta, ndikuar nga i nxehti saharian. 

Sipas Shërbimit Meteorologjik ushtarak, moti do të jetë i kthjellët, me vranësira kalimtare në relievet kodrinore -malore në orët e mesditës dhe pasdites.

Në zonat malore dhe bregdet temperaturat do të shkojnë deri në 39 gradë dhe në vendet e ulëta deri në 41 gradë.

Ndërkohë, parashikohet që intensiteti i të nxehtit të bjerë në fundjavë dhe fillimin e javës së ardhshme, kur priten edhe reshje lokale shiu.

Lini një Përgjigje