TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Gusht 2024, 12:55

Mali i Thatë prej 10 ditësh në luftë me flakët, vijon ndërhyrja nga ajri për shuarjen e vatrave aktive

Shkruar nga Pamfleti

Mali i Thatë prej 10 ditësh në luftë me flakët, vijon

Vijon ndërhyrja nga ajri për vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit në Parkun Kombëtar të Prespës.

Avioni rumun i mobilizuar falë bashkëpunimit me Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civil ka realizuar deri tani dy hedhje shumë të sakta dhe është duke u përgatitur në bazë për hedhjen e tretë.

Ndërhyrja nga ajri dhe toka me 120 forca të angazhuara do të vijojë gjatë gjithë ditës së sotme, duke shpresuar se falë këtij operacioni kompleks të bëjnë të mundur shuarjen e plotë të të gjitha vatrave.

Pas izolimit nga zjarrfikësit të vatrave aktive të zjarrit pasditen e djeshme në zonën e Bozhanit, u shmang përfundimisht përhapje e flakëve drejt Parkut Kombëtar të Tomorit dhe territorit të Çukës, ku do tē fillojë pas pak ditësh edhe Peligrinazhi i përvitshëm i bektashinjve.

Ditën e djeshme u bë edhe përforcimi i periferisë rreth zjarrit, duke shuar çdo gjurmë në zonat kufitare. Kjo bëri që zjarri të mos dilte jashtë këtij perimetri. Edhe pse, ende edhe sot në zonë ka vatra zjarri ende aktive në trungjet e tharë dhe të rrëzuar si dhe tym ngado, tym që del nga vatrat ende aktive dhe të nxehta, sitiata po mbahen në monitorim, deri në eliminimin e plotë të zonave ende të nxehta. Aktualisht është aktive vetëm një vatër e vogël zjarri dhe kjo në rrëzë të shkëmbit mbi Bozhan, por pa asnjë rrezik përhapjeje.

Zjarri, që mendohet të ketë qenë i qëllimshëm, u shfaq fillimisht ditën e hënë në hyrje të Parkut Kombëtar por i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta ai u përhap me shpejtësi drejt pyllit me pisha dhe më pas drejt zonës lindore të Çukës, shumë pranë vendit ku zhvillohet peligrinazhi i përvitshëm i bektashinjve. Terreni tejet i vështirë e bëri të pamundur futjen e mjeteve zjarrfikëse në zonën e zjarrit dhe kjo situatë bëri që të vijohej të punohej për fikjen e flakëve me mjete rrethanore dhe pompa uji shpine.

Për këtë situatë të rënduar zjarri, në Malin e Tomorrit janë angazhuar prej 4-ditësh 18 punonjës të Agjensisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura, 27 efektivë zjarrfikës nga Skrapari, Berati e Poliçani, 30 forca të ushtrisë dhe banorë të zonës.

Sipas përllogaritjeve të bëra, zjarri ka përshkruar një sipërfaqe rreth 22 hektarësh, ndërkohë që raportohet e djegur një sipërfaqe prej 9 hektarësh, pjesa më e madhe me dru të thatë e boçe pishash të rrëzuara, ndërkohë që shifrat zyrtare të dëmeve të shkaktuara nga ky zjarr do të dalin në mbylljen e tij të plotë.

Burimet zyrtare nga DVP Berat konfirmojnë se, duke dyshuar se zjarri ka qenë i qëllimshëm, po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të tij dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve, nëse konfirmohet se ka qenë i qëllimshëm.

Lini një Përgjigje