
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar informacione të reja lidhur me personin e shoqëruar pak minuta më parë nga policia e Elbasanit, i dyshuar si i përfshirë në atentatin ndaj 43-vjeçarit Mondi Mëhalla.
Lala tha në emisionin ‘Të Paekspozuarit’, se i arrestuari është identifikuar si Naldo Gjoni dhe se është filmuar të qarkullonte me automjetin që u përdor në atentat. Sipas Lalës, ai është kapur nga kamerat e sigurisë në traun e ‘Rrrugës së Kombit’ pak ditë para atentatit. Ajo tha se Gjoni do të merret në pyetje nga policia për të shkuar më pas te autorët.
Pjesë nga intervista në studio:
Lala: Pak minuta përpara se ne të hynim në studio, Policia e Elbasanit është duke kryer veprime hetimore në zonën, në zonën e Lezhës. Aty është identifikuar një person i cili ka drejtuar automjetin tip Audi përgjatë ditëve të fundit dhe është fokusuar në një kamera sigurie në rrugën e kombit. Ky person është ndaluar vetëm pak më parë, në zemër të qytetit të Lezhës. Është duke u ushtruar kontroll në banesën e tij, identiteti është Naldi Gjoni dhe do të pyetet në lidhje me të gjithë, me të gjitha lëvizjet e ditëve të fundit. Pra, kur e ka marrë këtë automjet, nga kush e ka marrë, nëse e ka përdorur ai para ngjarjes apo natën e ngjarjes, ja ka dhënë ndonjë personi tjetër, sepse në këtë mënyrë po përpiqen të shkojnë drejt personit i cili e ka përdorur këtë automjet.
-Pra Naldi Gjoni thoni ju, personi që ka patur mjetin?
Lala: Po, është personi që shoqërohet pak më parë. Po, ditët e fundit, pra është kapur në momentin kur bën pagesën në rrugën e, në rrugën e Kombit. Ju e dini që ka një tra aty që bëhet pagesa. Aty është fokusuar nga kamerat e sigurisë dhe është identifikuar që është ky person i cili ka patur në përdorim automjetin. Nëse e ka përdorur ditën e djeshme, pra mbrëmjen e kaluar kur ka ndodhur edhe ngjarja, nëse është gjendur ose jo në Elbasan, këtë do të duhet ta sqarojë Policia e Shtetit sepse në këto momente që ne flasim, është rrugës për të, për t’u shoqëruar nga Lezha në drejtim të Elbasanit, ku sigurisht do të pyetet nga, nga grupi i, nga grupi i hetimit. Po ju kaloj edhe një moment, është një pistoletë tip Beretta që është gjetur nga ana e punonjësve të policisë dhe që mendohet të jetë përdorur në ngjarje.
Lini një Përgjigje