
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje lidhur me atentatin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan ku u vra 43-vjeçari Mondi Mëhalla. Ajo tha ditën e sotme është bërë më e qartë dinamika e asaj çfarë ka ndodhur dhe se gjithçka ka nisur nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë.
Sipas Lalës, autori i dyshuar, i cili mendohet të jetë vetëm një person, ka pritur derisa Mahalla, i njohur edhe si Edmond Hyka, të dilte nga zyra e tij dhe të hipte në makinën e parkuar pranë një karburanti në pronësi të tij.
Më tej shtoi se në momentin që biznesmeni ka hyrë në automjet, autori i veshur me kapuç i është afruar dhe e ka qëlluar gjashtë herë me një armë të tipit pistoletë. Pesë prej plumbave e kanë goditur viktimën, tre në trup dhe dy në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ndërsa një plumb ka përfunduar në makinë. Pas aktit, autori është larguar me një automjet tip "Audi", i cili disa orë më vonë u gjet i djegur në një fshat të Librazhdit.
“Në fakt ka patur shumë raportime në lidhje me ngjarjen në fjalë. Ditën e sotme është më e qartë dinamika e asaj çfarë ka ndodhur, edhe nisur nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë. Rezulton që një automjet tip Audi i cili është gjetur ditën e sotme i djegur në një fshat të Librazhdit, që është në pronësi të një prej kompanive të vetë viktimës, pra Mond Mahallës, është përdorur nga autori i dyshuar i ngjarjes, i cili mendohet të jetë vetëm njëri i vetëm. Personi ka pritur derisa Mond Mahalla ose Edmond Hyka, sepse i ka të dy emrat, ka zbritur nga zyra e tij e punës, aty ku qëndronte në fakt pjesën më të madhe të kohës.
Në momentin që ai ka zbritur tek automjeti i tij që e kishte të parkuar në afërsi të karburantit, sepse duhet theksuar që biznesmeni Mahalla kishte në pronësi karburantin Xhaxhi Oil dhe pikën e taksive ose shoqërinë e taksive El Taksi ose Elbasan Taksi. Në momentin që ka zbritur, automjeti tip Audi i është afruar dhe një moment shfaqet në kamera një person i cili zbret sipas pamjeve filmike nga vendi i shoferit, është, ka një kapuç në kokë që nuk shquhet se kush është ky person dhe i afrohet tek vendi i shoferit edhe Edmond Hykës sepse ai ishte duke, pra duke ndezur makinën se sapo kishte hyrë.
Me sa duket ai i trembur ka tentuar të eci indietro me makinë, por e ka qëlluar, pra autori i dyshuar e ka qëlluar me një armë të tipit pistoletë gjashtë herë. Pesë plumba e kanë kapur, tre në trup dhe dy në kokë dhe një plumb ka shkuar, është gjetur në pjesën e automjetit. Dhe më pas është larguar për ta djegur automjetin. Pra kjo është dinamika e ngjarjes që ka ndodhur në pak, në pak minuta.
Tani fakti që automjeti ka qenë në pronësi të kompanive të vetë Mondi, Mondi Mahallës, në një farë mënyre ka devijuar ose ka orientuar grupin e hetimit për të thirrur dhe marrë në pyetje të gjithë punonjësit e kompanisë dhe të gjithë ortakët apo ish-ortakës e Mondi Mahallës dhe për të parë nëse ata kanë konflikte të biznesit apo jo”, tha Lala në emisonin “TëPaekspozuarit”.
Lini një Përgjigje