TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Dhjetor 2025, 18:09

Arrestimi i dy ekstremistëve në Fushë-Arrëz, Softa: Hetim i thelluar, mos kanë krijuar rrjet!

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i dy ekstremistëve në Fushë-Arrëz, Softa: Hetim i

Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa ka folur për arrestimin e Erzen allias Hamza Uka dhe Julian Cumraku, më 24 nëntor, pasi kishte dyshime se ata po përgatisnin një sulm terrorist.

Dy të arrestuarit u prangosën, pasi u ngujuan për 12 orë në një kullë në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit.

Softa tha se duhet një hetim i thelluar lidhur me këtë rast, mos kanë krijuar rrjet.

Do bëhet ekspertizë armët do të verifikohen, atje është gjetur edhe një flamur që dyshohet se mund të ishte i ISIS. Po dhuna s’është e pranueshme nga asnjë fe. Kjo situatë kërkon hetim, mos kanë pasur komunikime online dhe a kanë krijuar rrjet’, tha ai në emisionin ‘Studio Live’.

Lini një Përgjigje