TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Dhjetor 2025, 21:00

Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Ferdinand Dervishi zbulon pistën e re: Viktima vëllai Aldo Mëhallës, i lidhur me grupin e Alibejt!

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Ferdinand Dervishi zbulon pistën e

Gazetari Ferdinand Dervishi ka treguar detaje lidhur me atentatin ndaj Mondi Mëhallës mbrëmjen e djeshme në Elbasan.

Gazetari tha se viktima është vëllai i Aldo Mëhallës, i arrestuar për drogë dhe grup kriminal në Itali.

“Është vëllai i Aldo Mëhallës, i cili është ashtë arrestuar në Itali si pjesë e grupit kriminal të Alibejt"-tha gazetari.

Njihet si një person që ka probleme me drejtësinë. Pra është, ka dy biznese të njohura, një në pikë karburanti dhe një kompani taksish në Elbasan. Ëh, është i vëllai i Aldo Mahallës, i cili është arrestuar në Itali në vitin 2013 në një operacion ose një maksi operacion në zonën e Astit, të quajtur Kokash, ky mega operacioni, një nga operacionet më të mira të policisë italiane të kësaj kohe. Në qendër ishte grupi i Alibejajve.

Policia italiane u mburr atëherë se e kemi goditur një grup shqiptar me përbërje, domethënë që komandohej nga një familje. Dhe ishte arrestuar Indrit Alibej, në 4 qershor 2013. Bashkë me këtë, në atë 15-shen, ishte arrestuar edhe vëllai i Mondi Mwhallws.

Vëllai është me precedent penal, po dhe vetë ky nuk është se është jashtë kësaj. Në janar 2024, tani afër, është bërë një kontroll në banesë, nën indicie ose se merret me tregti të bardhë, kokaine, droge, dhe i kanë gjetur një armë. Është arrestuar, kanë gjetur dhe ca gjëra të tjera. Por në një moment të dytë, nëna vetë e merr pronësinë e pistoletës dhe thotë që arma është e tim shoqi që ka vdekur dikur dhe unë s'dija gjë për ekzistencën e saj në shtëpi dhe ai kaloi shumë pak kohë dhe ishte person i lirë. Kohët e fundit raportohet që nuk ka qenë i shqetësuar, nuk ka treguar se ka qenë i shqetësuar, ka qenë njeri i qetë, në punë të vet. Pra, si një pistë tjetër paraprake që shihet është lidhja me grupin e Alibejajt.”-tha Dervishi.

 

Lini një Përgjigje