TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Shkurt 2024, 11:37

Krimi në Durrës, flet vëllai i Pëllumb Metës: Fëmijët i udhëzoi nëna ta vrisnin

Shkruar nga Pamfleti

Krimi në Durrës, flet vëllai i Pëllumb Metës:

Vëllai i Pëllumb Metës mohon akuzat se vëllai i tij ishte autoritar dhe i dhunshëm me familjarët. Ai u shpreh se ka qenë familjar model dhe sillej shumë mirë me gruan dhe fëmijët.

Sipas tij, ky krim nuk është bërë nga ata por nga nëna e tyre, i cila sipas tij i ka udhëzuar të vrasin babanë.

“Sa kam pasur kontakte me vëllain ka pas shkuar shumë mirë. Më kënaqej shpirti kur e shikoja që bënte planet e jetës me fëmijët dhe gruan. Sa herë bëja debate me gruan time me thoshte ik merr shembull vëllanë tënd. Paska qenë duke jetuar me një familje kriminelësh. Vajza e merr kot përsipër se do të shpëtojë atë kriminelen, nënën e vet. Do të marrë ndëshkimin, s’e lë mundi i atij atje lart. S’kam pasur lidhje me ta, veç vëllait, ashtu i kishte mësuar ajo. Kalonte goca dhe nuk thoshte mirë mëngjes, vetëm 1 herë më ka thënë vajza në 19 vjet. Kush e bëri, kush i udhëzoi ta bënin, nuk bëhet ajo që do ta fejonte me zor, s’e kemi dëgjuar kurrë këtë”, tha ai për "Euro News Albania".

Krimi makabër ndodhi në fshatin Shënavlash të Durrësit. 50-vjeçari Pëllumb Meta u vra brenda në banesë dhe trupi i tij u gropos në kasollen e bagëtive ku u gjet 13 ditë më pas. Fillimisht krimi u mor përsipër nga e bija 19 vjeçare e viktimës por më pas policia zbuloi se ekzekutori ishte djali i madh i familjes, Hysen Meta, ai që kishte bërë dhe denoncimin në polici të zhdukjes së të atit më 13 shkurt.

Ndërkohë në bashkëpunim me të ishin dhe motra e vëllai që e kishin ndihmuar në fshehjen e krimit.

Lini një Përgjigje