TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Shkurt 2024, 09:32

Në izolim që prej 30 dhjetorit, Berisha kërkon heqjen e masës së sigurisë

Shkruar nga Pamfleti

Në izolim që prej 30 dhjetorit, Berisha kërkon heqjen e

Ish-kryeministri Sali Berisha kërkon heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie” të vendosur nga Gjykata e Posaçme.

Kërkesa pritet të shqyrtohet sot në orën 15:00.

Prej 30 dhjetorit 2023 Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK.

Nga dita e izolimit, Berisha ka mbajtur fjalime me mikrofon nga dritarja për disa përfaqësues të paktë në numër, të Rithemelimit, konsideruar kjo shkelje e vendimit të gjykatës, sipas të cilit nuk i lejohet komunikimi me persona të tjerë përveç rrethit të ngushtë familjar që ka brenda të njëjtës banesë ku po vuan masën e sigurisë.

Berisha është në hetim për veprën penale të korrupsionit, së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt, falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Për herë të parë ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit në SPAK më 23 janar ku dhe iu përgjigj prokurorëve mbi dosjen Partizani. Mbrojtja gjithashtu këmbëngul për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, me arsyetimin se është në konflikt interesi me ish-kryeministrin.

 

 

 

 

berisha masa e sigurise izolim 30 dhjetor

Lini një Përgjigje