
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka folur lidhur me sigurinë në shkolla dhe situatën alarmante të krimeve tek të miturit.
Ai tregoi sesi të miturit i fshehin armët e forta. Sipas ekspertit, ata mbajnë armë të ftohta dhe disa prej tyre, i fshihnin nëpër varreza.
Karamuço shtoi se djemtë sot nuk marrin as çantë në shkollë, ndërsa theksoi se armët e ftohta ua mbajnë vajzat në çanta.
“Fëmijët çdo ditë ndërronin varret, shtynin pllakat. E kam këtu fotografinë. Çdo ditë e vendosnin dhe mbyllnin pllakën. Mbanin armë. Prokurori mbylli sytë, dolën të lirë Ia hodha drejtësisë është një tjetër term që po përdoret.
Dënohen me 12 vite, del pastaj me 6-7. I futin ato armët e ftohta te çantat e vajzave, nuk marrin çantë këta, se e kanë si status. E shikon zysha këtë status? Këta sikur shkojnë në luftë.
U kam thënë policëve, shkoni merrni nëpër lokale. Ka të mitur që janë vrarë edhe pse s’kanë qenë pjesë e sherrit. Bandat bëjnë manipulime emocionale, u thonë fëmijëve shiko se s’të kap drejtësia”, tha Karamuço për “TCH”.
Lini një Përgjigje