
Policia ka identifikuar njërin prej autorëve të dyshuar të sulmit burracak ndaj gazetarit të “Pamfletit” Gjergj Zefi.
Ky i fundit u sulmua fizikisht me mjete të forta pas shpine. Ka qenë një automjet me xhama të zi që ka bërë pritë sapo ka dalë nga zyra. Policia ka zbuluar se automjeti është në pronësi të Renato Bodurri, nga Elbasani. Personi në fjalë është ndaluar dhe po pyetet nëse ka lidhje me ngjarjen dhe kush janë personat që e kanë porositur.
Sulmi ndaj Zefit është padyshim një sulm ndaj fjalës së lirë. Pavarësisht kërcënimeve, shantazheve dhe sulmeve fizike “Pamfleti” asnjëherë nuk ka negociuar me të vërtetën dhe si duket ata që nuk e pranojnë dot këtë arrijnë deri aty sa sulmojnë pas shpine.
Lini një Përgjigje