TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Qershor 2024, 11:04

Hetimi për Mafien e Kryeqytetit, Rama jep për herë të parë një intervistë për emisionin “Report” të RAI3

Shkruar nga Pamfleti
Hetimi për Mafien e Kryeqytetit, Rama jep për herë të
Edi Rama

Për çështjen e marrëveshjes me Italinë, kryeministri shqiptar Edi Rama jep për herë të parë një intervistë për Report.

Pas hetimeve të mëparshme për marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët, Report u kritikua ashpër nga dy kryeministra: ai italian Giorgia Meloni dhe ai shqiptar Edi Rama. Pavarësisht kësaj, rrugëtimi ynë vazhdon në anën tjetër të Adriatikut ku kemi mbledhur prova dhe dëshmi të reja për ndërhyrjet në politikën dhe ekonominë shqiptare të organizatave mafioze, të cilat kanë ndikuar në sferat më të larta institucionale.

Vitet e fundit, Shqipëria është kthyer edhe në një tokë pushtuese për politikanët italianë dhe ish-politikanë që kërkojnë të bëjn biznes.

Report zbulon sesi një ish-kryeministër italian dhe një ministër aktual kanë ngritur aktivitetet e tyre në sektorin e konsulencës institucionale dhe lobimit në Tiranë, duke arritur rezultate të shkëlqyera. Rezultat që deri tani misioni italian që zbarkoi në Shqipëri për ndërtimin e qendrave që do të presë emigrantët nuk mund të mburret.

Fillimi i aktiviteteve ishte planifikuar për në datën 20 maj, por nga sa zbuluam duke vizituar kantieret, nuk do të flasim për këtë para nëntorit. Ndërkohë shpenzimet vijojnë të rriten dhe pothuajse të gjitha kontratat tashmë janë dhënë.

Kështu kanë nisur të dalin emrat e kompanive të përfshira në hetime për korrupsion dhe manipulime të ofertave ose të lidhura me hetimin e Mafisë së Kryeqytetit. Për çështjen e marrëveshjes me Italinë, presionin e fortë mafioz dhe interesat e politikanëve italianë në Shqipëri, kryeministri shqiptar Edi Rama ka dhënë për herë të parë një intervistë për Report.

 

rama report” të rai3

Lini një Përgjigje