TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Dhjetor 2023, 07:17

"Hetimi për inceneratorët duhet thelluar", Artan Hoxha: Zoto dhe Mërtiri bashkëpunim të hershëm me PS!

Shkruar nga Pamfleti
"Hetimi për inceneratorët duhet thelluar", Artan
Artan Hoxha


Gazetari Artan Hoxha duke komentuar për urdhër-arrestet e SPAK lidhur me inceneratorët u shpreh se nga hetimet e deritanishme del sikur i vetmi i korruptuar është Alqi Bllako.

Ai tha se Zoto dhe Mërtiri kanë pasur bashkëpunim me Partinë Socialiste që në kohën kur ajo ka qenë në opozitë. Sipas tij, ky hetim nuk mbaron këtu dhe duhet të thellohet.

"Ajo që të bie në sy është fakti se të gjithë këta akuzohen për shpërdorim detyre dhe i vetmi që akuzohet për korrupsion është Alqi Bllako dhe nga hetimet që shohim deri tani është se hetimet vazhdojnë është korruptuar për vlerën 120 mijë euro.

Kontrata në vlerën fillestare e ka 128 mln euro të cilat ai i ka blerë pajisje për një fabrikë birre në Çeki, sepse ka folur sot në seancë dhe ka thënë. Nëse niveli korrupsionit është në këto përmasa që në një kacidhe ti merr gjithë këtë gjë të madhe dhe e marrin dy njerëz që janë në kërkim, Zoto dhe Mërtiri, që mua më kanë dalë në tenderat e bashkisë që në kohën që PS ka qenë në opozitë.

Bashkëpunimi i tyre me PS ka qenë i hershëm dhe kanë fituar tendera të ndryshëm. Në të gjithë atë që bën SPAK deri tani ne s’kemi të evidentuar sa është abuzimi, kush u korruptua vetëm Alqi Bllako dhe këtë punë e ka bërë ai i vetëm. prandaj them se ky hetim nuk mbaron këtu dhe duhet të thellohet."-tha Hoxha.

artan hoxha

Lini një Përgjigje