Gazetarja Klodiana Lala teksa ka folur për hetimet e SPAK përsa i përket inceneratorit të Tiranës, u shpreh se përveç shqetësimit që ky incenerator nuk ekziston, një tjetër problematikë sipas saj, është se mund të përballemi me një katastrofë mjedisore.
Madje Lala pyeti në studio, nëse dikush ka shkuar në Sharrë për të parë se çfarë ka ndodhur atje.
Biseda në studio:
Klodiana Lala: Çfarë po ndodh? Mirë që ikën këto para, që SPAK-u duhet t’i ndjekë ku kanë shkuar, e të tjera me radhë. Çështja është që do plasë bomba mes Tiranës, se Landfilli i Sharrës, nuk e di a ka shkuar ndonjë atje.
Blendi Fevziu: Tani, kjo është pjesë tjetër.
Klodiana Lala: Po jo, duhet të shkojmë atje, se nga këtu fillon problemi. Sharra nuk ka më vend ku të çojë mbetjet mor zotëri.
Briseida Shehaj: Vazhdon paraja.
Klodiana Lala: E kupton?
Blendi Fevziu: Po mirë më dakord, po kjo s’është puna e SPAK-ut të gjejë vend ku të futen plehrat.
Klodiana Lala: Po puna e SPAK-ut është që të marrë ata që kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë bërë korrupsion dhe t’i çojë brenda sepse…
Blendi Fevziu: Mos i kërko edhe SPAK-ut të gjejë vend për plehrat.
Klodiana Lala: Që ka ardhur kjo situata, ka patur vjedhje, ka patur shpërdorim detyre, abuzim e të tjera me radhë. Kështu që këtu duhet të shkojmë.
Lini një Përgjigje