
Myslim Murrizi duke folur për dosjen e inceneratorit të Tiranës të SPAK, është shprehur se ministrja e Shtetit, Ermonela Felaj i ka dërguar Edi Ramës, memo në lidhje me kompaninë e cila nuk ekzistonte.
Në një intervistë për “Syri Tv”, ai deklaroi se kjo memo hedh poshtë pretendimet e Ramës se nuk kishte dijeni për inceneratorët.
“Memot që ka bërë Ermonela Felaj, janë aktakuzë e pastër, sepse ajo i ka bërë në frymën e prokurores. Memot e Felajt hedhin poshtë të gjitha dallaveret që nuk ka ditur gjë Rama dhe memo i ka shkuar qeverisë në mbledhje që i thotë se unë jam kundra se këta nuk bëjnë për tu bërë kështu.
Dhe Rama jo që nuk e pyeti Ministren e Shtetit që e kishte vënë për kundër firme të Nasip Naços, por e kaloi duke mos ngrënë dardha, dhe e hanë këta të tjerët pas”, tha Myslim Murrizi.
Lini një Përgjigje