
Duke e konsideruar vitin 2023 si “vitin e SPAK”, gazetari Ferdinand Dervishaj ka bërë një deklaratë të fortë.
Teksa foli për hetimet që SPAK po kryen në kuadër të privatizimit të pronave të ushtrisë, Dervishi tha se në një nga 20 celularët e ushtarakëve që janë sekuestruar në bazë të hetimit, është gjetur një video e marrëdhënies seksuale në zyrë.
“Në një celular të një ushtaraku të lartë është gjetur një video ku kryhen marrëdhënie seksuale në zyrën e vetë”, tha gazetari.
Më tej ai ka paralajmëruar se do të ketë zhvillime të forta nga SPAK.
“Viti që lamë ka qenë viti i SPAK. Unë besoj se janë haour disa dosje të forta dhe gjatë vitit në vijim duhet të kemi konkretizimin e tyre. Një nga dosjet që unë besoj për shkak kohor duhet të ketë konkretizimin është ajo e ushtrisë, që ka marrë një hetim tmerrësisht të gjerë. Janë hapur disa gjëra. Po hetohet procedura e lidhjes së qirasë me Marina Bej Saranda, për detin e zonës. Kjo fut në lojë edhe ministrinë e Infrastrutkurës. Lejimi i ndërtimit pa leje në zonën e ushtrisë”, shtoi Dervishi mes të tjerash.
Lini një Përgjigje