TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Prill 2024, 21:28

“Gjyqtari mori çantën me para”, Ferdinand Dervishi: Në Shqipëri ka ende probleme të mëdha me drejtësinë!

Shkruar nga Pamfleti

“Gjyqtari mori çantën me para”, Ferdinand Dervishi:

Gazetari Ferdinand Dervishi duke folur për rastin e vendosjes së tritolit në banesën e gjyqtarit nga Shkodra, deklaroi se në Shqipëri ka probleme shumë të mëdha me ligjin dhe me drejtësinë.

Në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania, ai tregoi një rast ku një gjyqtar kishte marrë një vendim të padrejtë ndaj një biznesmeni duke pranuar një “thes parash”.

Ne nuk e dimë e nuk dimë të flasim konkretisht për ngjarjen. Mua më kujtohet një rast, një gjykatës i ishte futur në mënyrë të padrejtë prona te një pallat një biznesmeni. tjetri kishte vajtur dhe i kishte dhënë 100 milionë lekë të vjetra, i ia kishte dhënë atij e kur biznesmeni i tregoi 200 milionë, gjyqtari i binte kokës me grushte.

Drejtësia sot e kësaj dite ka problemet e saj. Një gjykatës në Shqipëri nuk ka vetëm problemin se jep një vendim të padrejtë, ka edhe problemin se jep një vendim të drejtë. Dikush mund të humbasë gjithçka, një biznesmen për një vendim gjyqësor humbet gjithë synimin e jetës së vet, gjithë mundimin e jetës së tij.

Ne kemi shumë probleme të mëdha me drejtësinë. Nga ana tjetër ne kemi njerëz që guxojnë ti bien gjyqtarit, policit, pasi krimi në Shqipëri është fuqizuar për shkak të lidhjeve me politikën dhe korrupsionit galopant e në çdo qelizë”, tha Ferdinand Dervishi.

Lini një Përgjigje