
Gjykata e Apelit ka zbardhur vendimin që i la vulën e PD-së, Enkelejd Alibeajt duke rrëzuar Shkallën e Parë që njohu Sali Berishën.
Sipas Apelit, gjykatësi Zhukri ishte i njëanëshëm në vendimin e tij që dha pro Berishës.
Gjykata me trupë gjykuese të përbërë nga Elona Mihali, Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja, ka zbardhur vendimin e datës 3 mars 2013, mbi konfliktin e drejtimit të PD mes Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt.
Gjykata rrëzoi vendimin e gjyqtarit të shkallës së parë, Agron Zhukri, i cili që më 25 mars të vitit të shkuar, pranoi regjistrimin e statutit të Foltores, logos dhe vulës së grupimit Berisha, duke legjitimuar Sali Berishën në krye të PD-së.
Apeli e ka rrëzuar këtë vendim si të pabazuar, ndërsa ka urdhëruar gjykimin e kësaj çështje nga një tjetër gjyqtar në shkallën e parë. Deri kur të merret një vendim tjetër, nëse do të ketë një të tillë, në krye të PD-së njihet zyrtarisht Enkelejd Alibeaj, duke e nxjerrë jashtë ligjit Rithemelimin e Berishës.
Vendimi u anetemua dhe trupa u sulmua nga ish-kryeministri si e urdhëruar nga Edi Rama. Por, sipas Apelit, gjyqtari Agron Zhukri që i dha vulën Berishës në shkallën e parë nuk ishte i paanshëm.
Lini një Përgjigje