TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Dhjetor 2023, 12:21

Gjyqi për Gërdecin në SPAK, Fatmir Mediu: Nuk kam bërë asnjë shkelje, dua të dalë e vërteta

Shkruar nga Pamfleti

Gjyqi për Gërdecin në SPAK, Fatmir Mediu: Nuk kam bërë

Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për tragjedinë e Gërdecit.

Ish ministri Fatmir Mediu në përfundim të seancës gjyqësore në GJKKO lidhur me tragjedinë e Gërdecit tha se do të jem në çdo seancë, edhe në gjyqin e radhës kur do të jetë dhe Shkëlzen Berisha.

Në një prononcim për mediat, Mediu tha se ka respektuar gjithmonë detyrën dhe se nuk ka bërë asnjë shkelje. Ai tha se në maj kishte raportuar ndërhyrje të paligjshme nga kompania, për ndërtim pa leje, gjë që sipas tij e kishte raportuar te Policia Ushtarake. Sipas tij kjo strukturë duhej të vepronte.

"Dua të dalë e vërteta rreth këtij procesi. U provua se Fatmir Mediu ka vepruar në respekt të ligjit të detyrimeve të NATO e BE. Po ashtu ka patur marrëdhënie korrekte me të gjithë strukturat. Nuk ka patur asnjë reklamim te ministri i mbrojtjes për gërdecin. Sot vura në dijeni një dokument të policisë ushatarake. Qëndrimi im ka qenë i prerë duhej të procedoheshin penalisht të gjithë ata që kanë shkelur ligjir

Sot ka nevojë të kuptohet që, ky demontim ishte domosdoshmëri detyrim ligjor, sepse ishte çështje sigurie për rajonin. Kërkesa ishte e vlerësuar sipas procedurave. Vendi i demonetimit, nuk ka asnjë praktikë në ministrinë e mbrojtjes. Në ministri ka një gjë, çdo urdhër obligon strukturat të dalin me urdhrat dhe raportimet përkatëse. Kjo është është e shkruar në ligj e rregullore. Kam bërë detyren time në përputhshmëri me të gjitha këto akte.

Këto janë akte që kanë dalë nga rregullore që duhet të zbatohen. Transporti i municioneve është bërë nga Forcat e Armatosura. Unë do të jem në çdo seancë që do të trajtohet çështja e Gërdecit. Do të jem prezent siç isha edhe sot. Ka një raport mujor të policisë ushtarake që i drejtohet edhe shefit të shtabit edhe policisë. Në raportin për muajin maj është adresuar edhe një shqetësim për punime të paligjshme në Gërdec. Unë kam thënë që duhet të procedohen të gjithë ata që kanë bërë shkelje. Detyra e ministrit është të vlerësojë dhe adresojë nuk vendos gishtin se kush e ka bërë. Nuk ka një akt që të ketë ardhur tek ministri i Mbrojtjes dhe unë ta kem neglizhuar apo mos e vlerësuar", tha Mediu.

 

Lini një Përgjigje