
Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj pas vendimit për shtyrjen e seancës paraprake për çështjen Partizani, deklaroi se nuk pretendojnë gjykim të shkurtuar por pushimin e çështjes.
Sipas Gjokutajt, kallëzimi për këtë rast është i rremë dhe kjo çështje s’duhet t’i shkojë gjykatës për gjykim.
“Çështja e zotit Berisha nuk diskutohet çështja për gjykim të shkurtuar, ne shikojmë pushimin, s’është detyre jonë të shpjegojmë, kallëzimi është i rremë, çështja e pronës. Kontestimet tona ishin voluminoze, për të shpjeguar çdo detaj se kjo çështje s’duhet t’i shkojë gjykatës për gjykim”, deklaroi Gjokutaj.
Vlen të theksohet se GJKKO ka shtyrë për në datën 20 janar mbajtjen e seancës paraprake lidhur me dosjen ‘Partizani’.
Pritej që sot GJKKO të shprehej nëse do të pranonte ose jo kalimin për gjykim të dosjes ku një prej të pandehurve është ish-Kryeministri Sali Berisha, ndaj të cilit është ngritur akuza e korrupsionit pasiv. GJKKO mund të pranojë dosjen e SPAK, ta rikthejë atë për hetime të mëtejshme, ose të mbyllë çështjen.
Lini një Përgjigje