TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Janar 2025, 14:21

Korrupsion dhe pastrim parash, SPAK merr nesër në pyetje Ilir Metën 

Shkruar nga Pamfleti
Korrupsion dhe pastrim parash, SPAK merr nesër në pyetje Ilir
Ilir Meta në SPAK

SPAK do të pyesë nesër ish-Presidentin e Republikës Ilir Meta nën cilësinë e personit në hetim. Ish-presidenti do të merret në pyetje nga SPAK ditën e nesërme në orën 10:00. 

Meta akuzohet nga SPAK për tre vepra penale si korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Më konkretisht, në ngarkim të Metës është dosja e njohur si CEZ-DIA, për përfitimin e vlerave monetare në këmbim të influencës së ushtruar në favor të një kompanie telekomunikacioni, për kontratat e konsulencës dhe lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pastrimin e produkteve në blerjen e një shtëpie në Tiranë si dhe mosdeklarimin e shpenzimeve mjekësore për periudhën 2013-2019.

Akuza të ngjashme ka edhe deputetja Monika Kryemadhi, njëherazi ish-bashkëshorte e Ilir Metës.

Ndaj Kryemadhit, GJKKO ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje. Ndërsa Meta ndodhet i arrestuar që prej mesditës së 21 tetorit 2024.

ilir meta ne spak

Lini një Përgjigje