
Avokati Naim Hasani ka folur lidhur me vendimin e apelit të GJKKO-së e cila la në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për kryetarin e PD-së Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.
Ai tha se vendimi i gjykatës së Apelit për ish-kryeministrin Berisha është vendim i cili ka ardhur pas analizimit të provave dhe fakteve.
Avokati shtoi se çdo provë është e dokumentuar që nga viti 1996.
“Janë një numër i ndryshëm akuzash që janë ngritur për të. Vendimi është i bazuar në fakte dhe informacione të sakta dhe nuk janë fjalë, por janë burime të sakta dhe të qarta britanike dhe që gjykata i ka saktësuar shumë saktë.
Ajo që më bëri përshtypje është mënyra e qartë dhe e detajuar e mbledhjes së informacionit dhe se si është dokumentuar çdo provë që nga 1996 dhe të gjitha informacionet që janë mbledhur për ngritjen dhe rënien e skemave piramidale në Shqipëri, çështjet që kanë të bëjnë me pronësitë, kush ka përfituar”, tha ai për “Report Tv”.
Lidhur me vendimin, Hasani u shpreh se ai mund të apelohet.
“Vendimi i gjykatës nuk mund të publikohet për arsye të sekretit hetimor dhe nxjerrja e tyre do të dëmtonte shërbimet inteligjente dhe dëshmitarët që kanë dhënë informacione për Sali Berishën. Vendimi mund të apelohet në apel dhe këtë e kanë të qartë besoj edhe avokatët e Berishës”, përfundoi avokati.
Lini një Përgjigje