TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Qershor 2024, 11:11

28 mijë maturantë testohen në Matematikë, teza publikohet 30 minuta pas nisjes së provimit (Fotot)

Shkruar nga Pamfleti

28 mijë maturantë testohen në Matematikë, teza publikohet 30

Rreth 28 mijë maturantë në të gjithë vendin po i nënshtrohen sot testit të maturës në lëndën e Matematikës.

Provimi nisi në orën 10:00 dhe zgjat 2 orë e 30 minuta. Ashtu si në provimet e tjera, teza u publikua në rrjet 30 minuta pas nisjes së provimit. 

Ky është provimi i tretë që zhvillojnë maturantët, ndërsa i fundit është më datë 24 qershor në lëndën me zgjedhje. Rreth 70% e qendrave të provimit janë të pajisura me kamera, që monitorojnë procesin e maturës shtetërore.

Provimet në total kanë 60 pikë, 20 pikë pyetjet me alternativa, dhe 40 në ato me shtjellim. Këtë vit janë 2000 maturantë më pak që do t’i nënshtrohen Maturës Shtetërore, ndërsa janë rreth 2900 punonjës të të gjithë strukturave të MAS të angazhuar në administrimin e maturës shtetërore.

Para tri ditësh maturantët kanë mësuar rezultatet në Gjuhën e Huaj të cilat ishin më të ulëta se ato të një viti më parë. 952 maturantë rezultuan mbetës, ndërsa pikët maksimale i arritën 119 maturantë nga 380 që ishte numri i ekselentëve në maturën e shkuar.

Tashmë vlerësuesit kanë nisur korrigjimin e provimeve të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, rezultate që priten të shpallen pas testit të Matematikës. Matura Shtetërore do të mbyllet me 24 qershor me provimin e lëndës me zgjedhje.

28 mijë maturantë testohen në Matematikë, teza publikohet 3028 mijë maturantë testohen në Matematikë, teza publikohet 3028 mijë maturantë testohen në Matematikë, teza publikohet 3028 mijë maturantë testohen në Matematikë, teza publikohet 30

28 mijë maturantë testohen në Matematikë, teza publikohet 3028 mijë maturantë testohen në Matematikë, teza publikohet 30

28 mijë maturantë matematike teza publikim

Lini një Përgjigje