
Biznesmeni Pëllumb Gjoka, Edmond Preka, Ardrit Hasanbegaj, Xhevahir Lita, Oltian Bistri, të arrestuar në kuadër të operacionit “Metamorfaza” i janë drejtuar Gjykatës së Lartë, duke ankimuar vendimin e Apelit të GjKKO, që i la në burg.
Apeli i Posaçëm me një vendim të datës 31 gusht, la në qeli personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.
Biznesmeni Pëllumb Gjoka, prokurori Xhevahir Lita, ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri, ish-efektivi Adrit Hasanbegaj, Edmond Preka, shofer i biznesmenit Gjoka, sipas vendimit të Apelit të GjKKO, do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve.
Relator i çështjes është caktuar Ilir Panda, i cili nuk ka caktuar ende një datë për shqyrtimin e kërkesë.
Ndërkohë avokatët kanë pretenduar që komunikimet në SkyECC nuk mund të merren si provë, pasi sipas tyre nuk janë marrë ashtu siç i parashikon ligji.
Pëllumb Gjoka ndodhet në qeli me dyshimet se ka qenë i përfshirë në porositje vrasjesh në Shkodër dhe Tiranë, ngjarje të zbardhura nga komunikimet në platformën SKY, të sjella nga autoritetet franceze.
SPAK thotë se Gjoka porositur një atentat në Tiranë të pafinalizuar dhe ka qenë në dijeni dhe siguruar kushte për krime të tjera të kryera, nga Behar Bajri dhe persona të tjerë të arrestuar në këtë dosje të njohur si Metamorfoza.
Nga zbardhja e përgjimeve rezulton se Pëllumb Gjoka kishte informacione nga drejtues të policisë, si Oltion Bistri apo dhe oficeri Ardrit Hasanbegaj. Me Bistrin ai bisedon për sa i përket kontrolleve të policisë për lojtarët e fatit, në biznesin e tij. Ndërsa me Hasanbegajn shfaqet duke diskutuar pas vrasjes së Gjin Boriçit. Biznesmeni interesohej për provat e gjetura në vendin e ngjarjes, por dhe orientonte grupin hetimor për personat e dyshuar.
Ndërkohë për vrasjen e porositur ndaj Kleant Musabelliut janë ngritur akuza ndaj biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe Edmond Prekës. Nga përgjigjet, zbulohet se Musabelliu është fotografuar dhe janë dhënë të gjitha informacionet për hyrje-daljet e tij në rrugicat e lagjes ku jetonte. Në një prej komunikimeve, vëzhguesit u shprehen porositësve që kishin zgjedhur një vend të mirë për ta vrarë.
Krahas vrasjes, dhe atentatin ndaj Musabelliut, Prokuroria ka zbardhur dhe 2 ngjarje të tjera, në Shkodër. Bëhet fjalë për plagosjen e Taulant Pepajt, ngjarje e ndodhur në Shkurt të 2021 ku autor dyshohet Eljo Hato. Ndërsa krimi tjetër ku u tentua të vritet Dorian Dulit, Ibrahim Licit, dhe Genc Tafilit, u regjistrua në vitin 2020. Për këtë krim Astmer Bilali dhe ish-polici Ardit Hasanbegaj.
Lini një Përgjigje