
Gazetarja investigative, Anduena Llabani, foli për presionet dhe sulmet e politikës, ndaj kreut të strukturës së SPAK, Altin Dumani.
E ftuar në emisionin “360 Gradë” me Artur Zhejin, Referuar informacioneve, ajo tha se kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paguar një prokuror në SPAK duke iu kërkuar shtyrjen e arrestimit të tij.
“Meta ka tre dosja në SPAK, jo vetëm CEZ DIA. Politika ka njerëzit e vet në SPAK. Në dijeninë time, Meta kishte paguar një prokuror për të shtyrë arrestimin e tij. Altin Dumani ka kërkuar dosjen e tij dhe ka kërkuar të merret me këtë dosje dhe prandaj Meta ka nisur sulmet”, tha ajo.
Lini një Përgjigje