TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Korrik 2023, 22:18

Gara për kryebashkiakun e Rrogozhinës, kutitë e votimit dorëzohen në ambientet e KZAZ-së, pritet të nisë procesi i numërimit

Shkruar nga Pamfleti

Gara për kryebashkiakun e Rrogozhinës, kutitë e votimit

Janë dorëzuar në ambientet e KZAZ të gjitha kutitë, pas përfundimit të procesit të votimit për Bashkinë e Rrogozhinës. Tashmë pritet të nisë edhe numërimi i 54 kutive të votimit. Sipas burimeve, bëhet me dije se numërimi i votave pritet të nisë rreth orës 11:00.

Në garë për kreun e Bashkisë së Rrogozhinës për Partinë Socialiste është Edison Memolla, ndërsa për “Bashkë Fitojmë” Shkëlqim Hoxha.

Kujtojmë se gjatë votimeve u regjistruan disa incidente, me praninë e personave të paautorizuar në qendrat e votimit.

Ndërkohë Policia e Kavajës konfirmon shoqërimin e dy personave për verifikim, të cilët tentuan të fotografonin votën.

rrogozhinë zgjedhjet kzaz

Lini një Përgjigje