
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Lushnjë, ku si pasojë kanë përfunduar në spital 7 turistë francezë.
Turistët ishin duke udhëtuar me një furgon në drejtim të Beratit, kur u përplasën me një autokombajnë.
Furgoni i linjës Tiranë-Berat me të cilin udhëtonin turistët dhe qytetarë të tjerë u përplas me autokombajnën.
Policia në vendngjarje ka ndaluar drejtuesit e mjeteve të përfshirë dhe po disiplinon trafikun si dhe po dokumenton ngjarjen që mund të kishte përfundim tragjik.
Të aksidentuarit po marrin ndihmë mjekësore. Disa prej turistëve kanë thyerje gjymtyrësh dhe dëmtime të tjera në trup. Fatmirësisht sipas mjekëve nuk ka probleme serioze për shëndetin dhe po kryhen ekzaminimet përkatëse.
Segmenti rrugor nacional Lushnje-Berat është vazhdimisht burim aksidentesh pasi është vetëm me dy korsi vajtje-ardhje dhe kalon nëpër zonë bujqësore ku mjetet motorrike kalojnë nga njëra anë në tjetrën.
Lini një Përgjigje