TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Qershor 2024, 11:44

Aksidentohet punonjësi i policisë me mjetin e shërbimit, lëndohen tre persona

Shkruar nga Pamfleti

Aksidentohet punonjësi i policisë me mjetin e shërbimit,

Një punonjës policie është aksidentuar dhe si pasojë janë plagosur tre persona. Teksa ishte duke drejtuar automjetin e shërbimit, ai humbi kontrollin dhe është përplasur me 2 automjete. Polcia njofton se 3 të lënduarit ndodhen në spital.

“Më datë 14.06.2024, punonjësi i Policisë inspektor Xh. M., duke drejtuar automjetin e shërbimit dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Xh. B. dhe me një automjet të parkuar. Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë”, njofton policia.

Lini një Përgjigje