
Opozita ka protestuar sërish ditën e sotme para Bashkisë së Tiranës. Pavarësisht thirrjeve e të shumta të policisë për mos përdorimin e dhunës dhe mjeteve piroteknike në protestë, opozita ka vijuar me avazin.
Protestuesit kanë hedhur molotov dhe flakadanë drejt godinës së Bashkisë. Protestuesit vijojnë me skenarin e rrëmujës, ndërsa në disa raste kanë tentuar të thyejnë kordonin e Policisë.
E ndërsa i është vënë flaka disa gomave, një skenar i ngjashëm me protestat e mëparshme, Policia ka përdorur fikëset e zjarrit për të shuar flakët.
Por ky veprim i Policisë ka irrituar disa nga protestuesit, që kanë reaguar ndaj forcave të rendit. Policia ka spërkatur me ujë me presion disa nga protestuesit, ndërsa tymi ka krijuar jo pak probleme, duke iu shtuar kështu problemeve që krijohen nga temperaturat e larta të motit.
Lini një Përgjigje