TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Maj 2026, 07:16

Fundjavë me reshje dhe vranësira, si pritet të jetë moti sot

Shkruar nga Pamfleti

Fundjavë me reshje dhe vranësira, si pritet të jetë moti sot

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat herë pas here pritet të bëhen të dendura.

Sipas parashikimeve meteorologjike, reshjet e shiut me intensitet të ulët do të nisin që në orët e para të ditës në zonat juglindore. Më pas, gjatë mesditës dhe orëve të pasdites, reshjet do të shtrihen në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në disa zona priten edhe shtrëngata afatshkurtra.

Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s. Në vijën bregdetare dhe zonat luginore, era pritet të fitojë intensitet deri në 14 m/s.

Sa i përket kushteve në det, valëzimi në Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1 deri në 3 ballë.

 

Lini një Përgjigje