
Duke pasur parasysh “surprizën” që Rama ju bëri shqiptarëve pas takimit me Melonin në Vlorë, pak muaj më parë, vlen të thuhet se ajo çfarë u “gatua” sot pas perdeve të “Palazzo Chigi” në Romë, mbetet një mister, ‘bëmat’ e së cilës mund t’i dëgjojmë pas disa kohësh.
Kryeministri Edi Rama, pas takimit me Giorgia Melonin dhe Rishi Sunak në Romë, deklaroi se kishin diskutuar për mundësin e një bashkëpunimi trilateral. Përveç kësaj, Rama nuk dha asnjë detaj se për çfarë bënte fjalë bashkëpunimi mes tre vendeve.
“Romë, Palazzo Chigi - Me kryeministren Giorgia Meloni dhe kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, për potencialet e bashkëpunimit trilateral”, shkroi Rama me anë të një postimi në rrjetin social ”Facebook”.
Por atë të cilën nuk e tha Rama, e shprehu qartë kryeministrja italiane, Giorgia Meloni e cila theksoi se gjatë takimit tre palësh, u fol për emigracionin e paligjshëm dhe mënyrat se si mund të luftohet trafiku i qenieve njerëzore.
“Takimi konstruktiv sot në Palazzo Chigi me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak dhe kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.
Së bashku ne ramë dakord për nevojën për të trajtuar imigracionin e paligjshëm në Europë në një mënyrë gjithnjë e më të strukturuar dhe për nevojën për të intensifikuar më tej bashkëpunimin midis kombeve tona për të luftuar trafikantët e qenieve njerëzore.
Ne ritheksuam gjithashtu rëndësinë e arritjes së një stabilizimi përfundimtar të Ballkanit Perëndimor, edhe në bazë të progresit të bërë së fundmi në procesin e zgjerimit në rajonin e Bashkimit Europian”, shkroi Meloni në një postim në platformën "X".
Oggi costruttivo incontro a Palazzo Chigi con il Primo Ministro del Regno Unito, @RishiSunak, e il Primo Ministro della Repubblica di Albania, @ediramaal.
— Giorgia Meloni (@GiorgiaMeloni) December 16, 2023
Insieme abbiamo convenuto sulla necessità di affrontare in modo sempre più strutturato l’immigrazione illegale verso… pic.twitter.com/df0bicJOIt
Me të dyja këto vende, Rama ka bërë marrëveshje të karaktereve komplet të ndryshme sa i takon emigrantëve të paligjshëm.
Por duke ju referua fjalës së Ramës për mundësin e një bashkëpunimi trepalësh mes Shqipërisë, Italisë dhe Britanisë dhe duke pasur parasysh “surprizën” që Rama ju bëri shqiptarëve pas takimit me Melonin në Vlorë, pak muaj më parë, vlen të thuhet se ajo çfarë u “gatua” sot pas perdeve të “Palazzo Chigi” në Romë, mbetet një mister, ‘bëmat’ e së cilës mund t’ia dëgjojmë pas disa kohësh./Pamfleti
Lini një Përgjigje