TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Dhjetor 2023, 14:18

Reshje bore dhe ulje temperaturash, sinoptikani Hakil Osmani tregon si do jetë moti gjatë festave të fundvitit

Shkruar nga Pamfleti

Reshje bore dhe ulje temperaturash, sinoptikani Hakil Osmani tregon si do

Sinoptikani Hakil Osmani ka folur për parashikimin e motit për ditët në vijim.

Për sa i përket temperaturave për ditën e nesërme, ai u shpreh se pritet një mot i qëndrueshëm.

Sinoptikani tha se gjatë festave të fundvitit, pritet që temperaturat të jenë të ulëta deri në -5 gradë Celsius.

“Orët në vijim mbeten në mbizotërimin e vranësirave. Duke filluar në orët  e mbrëmjes do kemi përmirësim të temperaturave dhe motit të qëndrueshëm, pritet të ketë një përmirësim të temperaturave po ashtu, sot ka pasur një prezencë të një mase të ftohtë ajrore. Vlera deri në -3 gradë celsius është regjistruar sot. Dita e diel do të sjellë një tjetër ulje të temperaturave, pritet deri në-5 gradë celsius.

Dita e diel do sjellë përmirësim edhe për sa i përket parametrave të erërave. Për sa i përket periudhës së festave të fund vitit, pritet një mot më i qëndrueshëm temperaturat e ajrit do të jenë të larta për javën në vazhdim. Ende nuk mund të them se jemi në kulmin e dimrit, pasi është vetëm fillimi i stinës”, tha Osmani për “News 24”.

hakil osmani moti

Lini një Përgjigje