TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Shtator 2025, 07:40

Fatmir Mediu: Non-Grata është kot, menaxheri kryesoi i Trumpit ishte krah tij

Shkruar nga Pamfleti
Fatmir Mediu: Non-Grata është kot, menaxheri kryesoi i Trumpit ishte
Fatmir Mediu

Kryetar i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ka hedhur poshtë rëndësinë e statusit 'non-grata' për ish-kryeministrin Sali Berisha, duke e cilësuar atë si një histori të pabazuar.

Gjatë një interviste në Euronews Albania, Mediu theksoi se deklaratat e Departamentit Amerikan të Shtetit në lidhje me këtë çështje ishin politike dhe jo juridike, duke shtuar se Berisha është i lirë të aplikojë për vizë për të vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

"Chris LaCivita ka qenë menaxher fushate, ka pasur një kontratë për menxhim fushatë, e ka të ndaluar me ligj që të bëjë lobim. LaCivita ka theksuar se nuk shkon ndesh me interesat e administratës amerikane dhe që është në marrëdhënie të vazhdueshme me administratën amerikane për atë çfarë po bën në Shqipëri. Ai nuk do sakrifikonte marrëdhënien me administratën për të ndihmuar Berishën.Non-grata është një histori kot.

Menaxheri kryesor i fushatës së Trumpit ishte në krah të Berishës. Departamenti Amerikan i Shtetit ka theksuar në deklaratën tre ditë përpara zgjedhjeve që vendimmarrja për statusin non-grata është një vendimmarrje politike me të cilën ne nuk pajtohemi. Berisha është i lirë të aplikojë për vizë për të ardhur në SHBA.", tha Mediu.

fatmir mediu

Lini një Përgjigje