TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Shtator 2025, 07:12

Pogradeci nën magjinë e “Hënës së Përgjakur”, shikoni pamjet spektakolare nga Shqipëria

Shkruar nga Pamfleti
Pogradeci nën magjinë e “Hënës së
Eklipsi hënor

Mbrëmjen e djeshme qytetarët në Shqipëri kanë shijuar një nga fenomenet më të rralla astronomike, eklipsin hënor.

Shumë banorë dhe vizitorë nuk humbën rastin për ta fotografuar dhe ndarë këtë moment unik, duke e quajtur një përjetim magjik të natës së sotme.

Pamjet mahnitëse nga liqeni i Pogradecit së "Hënës së Përgjakur" kanë bërë xhiron e rrjetit.

Pogradeci nën magjinë e “Hënës së

Qielli u mbush me dritën e veçantë të Hënës, duke krijuar një pamje mbresëlënëse që u pasqyrua në ujërat e qeta dhe ndriçimin e qytetit.

Ky fenomen astronomik, i dukshëm në disa vende, i ka dhuruar Pogradecit një mbrëmje të paharrueshme nën “Hënën e Përgjakur”.

 

pogradeci nën magjinë e “hënës së përgjakur”

Lini një Përgjigje