TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Prill 2025, 17:22

"Çfarë u tha kardinalëve me kryqe floriri", ish-ambasadori i Shqipërisë në Vatikan zbulon të pathënat e Papa Françeskut

Shkruar nga Pamfleti

"Çfarë u tha kardinalëve me kryqe floriri",

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Vatikan, Zef Bushati, ka folur për figurën e Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta javën e kaluar dhe u përcoll sot në banesën e fundit.

Bushati tha se Papa Françesku kishte ndikim të madh në Kishën Katolike dhe mbarë botën. Ai shprehet se Papa ishte modest, i ndjeshëm ndaj të varfërve dhe emigrantëve.

“Çdo Papë ka një mision, nuk vjen vetëm për një detyrë”, tha Bushati.

Ai u shpreh gjithashtu se Papa, megjithëse i lindur jashtë Italisë, ndjeu gjithmonë peshën e trajtimit të padrejtë ndaj emigrantëve dhe mbajti anën e tyre, duke e kthyer këtë në një shtyllë të misionit të tij.

Bushati kujtoi se Papa Françesku vinte nga një mjedis i varfër dhe e njihte vuajtjen që në ditët kur shërbente si prift i thjeshtë. Kjo e bëri atë të punonte për të sjellë një frymë të re në Kishë, duke i dhënë më shumë vlerë përkushtimit shpirtëror sesa pasurisë materiale.

“Papa u thoshte i peshkëve dhe kardinalëve që përdornin kryqe floriri se duhet të vlerësohej kryqi dhe jo metali i tij”, u shpreh Bushati, duke përmendur mesazhin e përhershëm të thjeshtësisë që Papa Françesku përcolli gjatë gjithë papatit të tij.

Lini një Përgjigje