TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Shkurt 2026, 21:28

Eugen Beci: Ekspertët e reformës në drejtësi janë të sistemuar në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese

Shkruar nga Pamfleti

Eugen Beci: Ekspertët e reformës në drejtësi janë

Ish-prokurori Eugen Beci ka kritikuar ashpër Reformën në Drejtësi, duke ia atribuar përgjegjësinë politikës dhe mënyrës se si u hartua dhe u zbatua procesi i vettingut.

Beci u shpreh se vettingu nuk ishte i menduar mirë dhe se kriteret e tij nuk garantuan drejtësi të balancuar.

Sipas tij, gjatë procesit u krijua një klimë ku qëllimi ishte “të mos nxirrej askush nga burgu”, pa pasoja për ata që mund të kenë mbajtur individë padrejtësisht në paraburgim.

Ai theksoi se asnjë gjyqtar apo prokuror nuk u penalizua për raste të tilla, çka tregon se kriteret e reformës nuk ishin të studiuara siç duhet.

“Nëse do të kishte ndodhur kjo, atëherë do të mund të flisnim për një reformë të menduar mirë”, u shpreh Beçi.

Më tej, ish-prokurori deklaroi se ekspertët e nivelit të lartë që hartuan Reformën në Drejtësi sot janë të sistemuar në institucionet më të larta të drejtësisë, përfshirë Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.

Ai shtoi se, vende të tjera të rajonit si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi nuk e kanë pranuar këtë model reforme.

Beci kritikoi gjithashtu edhe mënyrën se si Kuvendi e miratoi reformën, duke deklaruar se deputetët votuan pa një analizë të thelluar, duke iu besuar ekspertëve.

“Politika ka faj për këtë Reformë në Drejtësi, nga fillimi në fund. Sepse bëri një vetting të pallogaritur mirë. Ekspertëve u erdhën natën të gjitha dokumentet në gjuhën angleze dhe vetëm i përkthyen e i botuan në mëngjes. Nëse ke bërë vetting dhe të gjithë prokurorët e gjyqtarët, për shkak të vetting-ut i futën njerëzit në burg, sepse kriteri ishte “mos nxirr njeri nga burgu”. A u hoq ndonjë nga puna se mbajti dikë kot në burg? Nëse do ndodhte kjo, atëherë do të thoja që kriteret ishin të studiuara mirë nga ekspertët. Të gjithë ekspertët kanë marrë nga një vend pune dhe janë rehat sot.

Ekspertët e nivelit të lartë që kanë bërë reformën janë fshehur në Gjykatë të Lartë dhe Gjykatë Kushtetuese. Në rast se ishte kjo shkencë kaq e madhe, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi nuk e pranuan. Nëse kemi deputetë që votojnë symbyllur dhe besojnë tek ekspertët, le të vazhdojnë atëherë”, tha Beci për “A2 CNN”.

Lini një Përgjigje