TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Qershor 2025, 07:36

Sulmet Izrael-Iran, Kreshnik Spahiu: Nëse lufta do vazhdojë, Europa do përballet me miliona emigrantë iranian

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet Izrael-Iran, Kreshnik Spahiu: Nëse lufta do vazhdojë, Europa do

Juristi Kreshnik Spahiu tha se nëse sulmet Izrael-Iran do të vijojnë Europa do përballet me miliona emigrantë iranian që do të largohen nga vendi i tyre.

Spahiu tha se Teherani është zbrazur, njerëzit po flenë në makina në rrugë dhe nëse lufta do të vijojë ata do të kalojnë kufirin. Sipas tij, emigrantët do të dynden drejt Europës që në thelbin e krizës politike elektorale sot ka edhe problemin e migracionit të Ukrainës, dhe fatura do të jetë edhe më e lartë për Europën.

"Konflikti është me pasoja qoftë politike, apo diplomatike dhe ekonomike. Irani është një shtet i konsoliduar prej shumë kohësh. Mendoj se edhe Trump dhe SHBA janë duke u bërë këto llogari mirë. Por nëse kjo do të përshkallëzohet, pasojat më pas si ka SHBA, por i ka Europa sepse në rast se do të kemi një skenar të Sirisë apo të Iraku, Europa do të përballet me 15 milionë iranian që i bie të jenë 20 për qind e popullsisë për ti shpëtuar kaosit. Teherani është zbrazur, njerëzit po flenë në makina në rrugë dhe nëse lufta do të vijoi nga makina ata do të kalojnë kufirin. Dhe kush do ti mirëpres? Do të dynden drejt Europës që në thelbin e krizës politike elektorale sot ka edhe problemin e migracionit të Ukrainës, dhe fatura do të jetë edhe më e lartë për Europën", tha ai.

Lini një Përgjigje