TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Prill 2024, 07:25

Sulmet dhe presioni nga Rama, RAI3 anulon pa asnjë shpjegim investigimin ndaj qeverisë shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet dhe presioni nga Rama, RAI3 anulon pa asnjë shpjegim investigimin

Emisioni “Report” në Rai3 program që prej një jave ka nxitur reagime të forta në politikën shqiptare, por edhe në Itali, në puntatën e së dielës nuk e ka transmetuar pjesën e dytë të investigimit për Shqipërinë, investigim të cilin e pati paralajmëruar pothuajse çdo ditë.

Më herët gjatë të dielës, kryeministrja Giorgia Meloni deklaroi gjatë konventës së partisë së saj se homologu i saj shqiptar, Edi Rama, po sulmohej për faktin e vetëm se po ndihmonte kombin italian. Në fjalimin e saj të gjatë, Meloni kërkoi nga mbështetësit që të shprehnin solidaritet me Ramën.

Ndaj deklaratave të Melonit reagoi Sigfrido Ranucci, autori i emisionit “Report”. Ai shkoi edhe më tej duke paralajmëruar publikimin e pjesës së dytë me të tjera investigime.

Por më pas gjatë emisionit, pjesa e dytë e reportazhit nuk u dha. Madje nuk pati as edhe një shpjegim se pse pjesa e investigimit për Shqipërinë u anulua.

rai 3 edi rama giorgia meloni

Lini një Përgjigje