TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Prill 2024, 22:16

Karamuço: Skandal i madh me gradat në polici, ndryshuan rregullat gjatë konkursit!

Shkruar nga Pamfleti

Karamuço: Skandal i madh me gradat në polici, ndryshuan rregullat

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço tha në “Review” në Euronews Albania se ka ndodhur një skandal i madh me gradat në Policinë e Shtetit.

Ai tha se ishte një gafë e madhe që pasi është shpallur konkurrimi, rregullat ndryshojnë rrugës.

“Gafa më e madhe që është bërë me konkursin për gradat është se ti shpall fillimin e konkurrimit, kjo është vepër penale. Shpall konkursin u bën thirrje njerëzve dhe gjatë rrugës ndryshon rregullin dhe justifikimi është “ nuk dimë ta bëjmë siç duhet, po e thjeshtojmë.

E po ta shikoni ata kanë vendosur provim me gojë, që nëse ka dalë me pikë minimale me shkrim ti ia rregullon në provimin me gojë. Kjo është shkelja e dytë. E treta është produkti, ca persona që kanë marrë gradë, është për të qeshur, janë injorantë që s’kanë lexuar një libër në jetë dhe dalin me pikë të larta”, tha Ervin Karamuço.

karamuco skandal grada polici rregulla konkurs

Lini një Përgjigje