
Gazetari Denis Dyrnjaja ka deklaruar se pas emërimit të Taulant Ballës si ministër i Brendshëm, ai do të jetë një nga kandidatët për të qenë në kryet të PS.
Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, ai theksoi se Balla dhe Erion Veliajn do të kenë përplasje të forta në të ardhmen për të marrë kreun e partisë.
“Mendoj se nëse Balla do të vijojë karrierën e tij politike dhe institucionale, duke pasur kujdes dhe duke ruajtur marrëdhëniet me kundërshtarët, kam përshtypjen që përveç Berishës që është ‘non grata’ dhe nuk e dimë se çfarë raporti do të krijohen me SPAK, por kam përshtypjen se Balla do i ketë ndryshe relatat politike me opozitën. Sipas meje Balla do të jetë Ministër i Brendshëm i Jashtëm i Shqipërisë, pra do bëjë diplomaci në Ministrinë e Brendshëm. Gjërat do i ketë fleksibël, do të ketë një raport elastik me të gjithë. Nëse Balla do të ketë rrugëtim normal në politikë, pa surpriza, do të jetë një nga kandidatët më të fortë për të marrë PS. Nëse Veliaj krijon flukse në raporte interesa, Balla ka rrashtin e PS. Nëse Erion Veliaj nuk e ka PS nga mbrapa, do ta kuptoni që do të shkojë si PD e vulës . Taulant Balla në raport me Veliajn pa Bashkinë është më i favorizuar”, tha ai.
Lini një Përgjigje