
Gazetari Denis Dyrnjaja është shprehur se ministri i Brendshëm Taulant Balla do ta ketë mirë vetëm me kryeministrin Edi Rama, ndërsa shtoi se me të tjerët do ta luajë bukur lojën.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai theksoi se Balla erdhi në postin e Ministrit të Brendshëm ndërsa nënvizoi shumë shpejt mund të lirojë dhe nga detyra Ardi Veliun.
“Balla do ta ketë mirë vetëm me Ramën. Do ta luaj lojën lezetshëm. Sot terrenin e kontrollon ose krimi ose policia. Ne na e kontrollojnë të dyja sepse janë bashkë. Kemi një njësim. Balla do të arrijë ta bëjë këtë ndarje për efektin e vetë, që të krijojë një goditje. Do të tregojë një impakt. Balla erdhi me dorën e fortë dhe kam frikë se nuk do bëjë atë që thotë. I përmendi emrin Ardi Veliut. Kjo nuk ishte rastësore. Shumë shpejt mund ta shohim dhe të liruar nga detyra”, tha ai.
Lini një Përgjigje