TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Korrik 2023, 17:16

“Do ketë të tjera goditje pas Ahmetajt”, Artan Hoxha: SPAK të thellohet për Gërdecin, ka para një xhungël provash

Shkruar nga Pamfleti

“Do ketë të tjera goditje pas Ahmetajt”, Artan Hoxha: SPAK

Gazetari Artan Hoxha ka paraljmëruar të tjera zhvillime të bujshme nga SPAK. Pak ditë më parë u kërkua arrestimi i Arben AHmetajt, por sipas gazetarit ka dosje akoma dhe më të rënda që duhet të hapen.

Gjatë një prononcimi për mediat, zoti Hoxha theksoi se SPAK po përgatitet për goditjen e madhe për politikanët e përfshirë në korrupsion.

Një operator i ri ka filluar të ndihet. Në treg është futur një operator i ri që është SPAK. Në fillim një pjesë se mori aq seriozisht, duke e quajtur SKAP-i pastaj kaloi të ASPAK-u, Berisha e rinovon gjuhën shqipe!

Nga momenti që ka ardhur drejtuesi i ri i SPAK Altin Dumani, ne kemi ndjerë që në SPAK ka ndodhur një ndryshim ritmi. Në këtë çështje që po flasim është vetë drejtuesi. U paraqit vet në Kuvend për ta mbrojtur. Fillimisht ka qenë kjo ide që SPAK-u ishte një instrument që do ndikohej nga faktor të jashtëm, pastaj u krijua ideja që e kontrollonte qeveria. Ne kemi parë që SPAK-u ka goditur elementë të kësaj mazhorance që është sot. SPAK-u ka material për të hetuar gjithë klasën politike, gjithë problemi është sa do t’i kthejë indiciet në prova juridike dhe sa do të ndëshkojë të pandëshkueshmit.

SPAK-u mund të japë shembuj dhe të tregojë që edhe ata që deri tani mendoheshin të paprekshëm dhe të pandëshkueshëm, nga ky moment s’janë më të paprekshëm dhe të pandëshkueshëm. SPAK-u nuk mund të veprojë me frymë populiste, por me prova”, deklaroi ai.

Ai ka folur dhe me emra. Sipas tij, pas Ahmetajt duhet të ketë fokus më të madh te Gërdeci. Sipas tij, provat janë dhe duhet vetëm vullneti.

"Shpresoj që SPAK-ut t’i jenë krijuar rrethanat që të shkojë te vrasje më të rënda. Janë vrarë shqiptarët me duar në xhepa në bulevard, kemi Gërdecin. Di që SPAK-u ka më shumë material nga sa ka mundësi të hetojë dhe duhet të përzgjedhë se kë do ndjekë. I është vënë përpara xhungla, nga luani te miu i arave. Unë mendoj që SPAK duhet të flasë me simbolika, dhe simbolikat synohen lart, se poshtë kollaj”, u shpreh Hoxha, teksa theksoi se gabimi që kanë bërë politikanët tanë, sipas tij, është se ata nuk e kanë fshehur pasurinë.

artan hoxha gerdeci spak

Lini një Përgjigje