TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Qershor 2025, 22:17

Ekzekutimi i Pjetër Kazës, Softa: Gjakmarrja, tipike e zonës së Lezhës

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi i Pjetër Kazës, Softa: Gjakmarrja, tipike e zonës

Vetëm pak ditë më parë fenomeni i gjakmarrjes soli viktimën e radhës në qytetin e Lezhës, ku mbeti i vrarë 57-vjeçari Pjetër Kaza, i cili u ekzekutua në oborrin e banesës së tij.

I ftuar në emisionin “Top Story”, eksperti i sigurisë, Fatjon Softa bëri thirrje për forcimin e kontrolleve në pikat kufitare dhe amnisti për armët. Sipas tij kjo do të shmangte rastet banale të përdorimit të armëve që më pas marrin jetë njerëzish.

“Gjakmarrja është tipike, sidomos zona e Lezhës. Është Lezha tipike që ekzekutimet për gjakmarrje janë bërë të tilla. Edhe jashtë i kanë gjetur. Edhe rasti i familjes Prendi, ekzekutimi është bërë në Athinë. Rasti i Belgjikës tregon se ishte vrasës profesionist. Rasti i Nikulajt, erdhën nga Anglia, investohet shumë për të eliminuar objektivat. A mund të ketë shteti një kuadër ligjor? Së pari të mbahen në mbikëqyrje policore së pari.

Çdo rast banal i një konflikti përfundon me armë. Nuk është e thënë vetëm zona e Lezhës. Duhet të forcojmë pikat kufitare, dhe pasi rrisim kontrollin të bëjmë një amnisti për armët.”, u shpreh Softa.

Lini një Përgjigje