TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Janar 2024, 11:09

Ekstradimi i Franklin Xhelajt, Balla: T'i japim fund pandëshkueshmërisë ndaj personave që fshihen në vende të tjera

Shkruar nga Pamfleti

Ekstradimi i Franklin Xhelajt, Balla: T'i japim fund

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar lidhur me ekstradimin nga Franca në Shqipëri të 52-vjeçarit Fraklin Xhelaj, i akuzuar dhe shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare për veprat penale "Trafikimi i narkotikëve", "Grupi i strukturuar kriminal" dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".

Teksa vlerëson punën e Interpol Tirana në këtë proces, Balla thekson se autoritetet shqiptare po punojnë çdo ditë me ‘Interpol’ për gjetjen e personave në kërkim nga drejtësia.

Ndër të tjera, ai përmend edhe arrestimin e Agron Tufës në Bari të Italisë, i dënuar me 30 vite burg për vrasjen e Kejs Hysës.

“Përgëzime Interpol Tirana për ekstradimin nga Franca të një personi, i cili kërkohej nga drejtësia shqiptare akuzuar për veprat penale "Trafikimi i narkotikëve", "Grupi i strukturuar kriminal" dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".

Po punojmë çdo ditë, me intensitet, me Interpol për gjetjen e personave në kërkim nga drejtësia, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë ndaj personave që fshihen në vende të tjera. Në grackën e policisë ka rënë edhe një person tjetër në kërkim ndërkombëtar, i cili u ndalua gjatë natës në Bari, Itali, i dënuar në Shqipëri me 30 vite burgim”, shkruan Balla.

Lini një Përgjigje