TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Qershor 2023, 19:58

“E konsiderojnë peshk të madh, akuza është e vogël”, Frrok Çupi për arrestimin e Dakos: SPAK po vepron me skenar emotiv

Shkruar nga Pamfleti

“E konsiderojnë peshk të madh, akuza është e

Analisti Frrok Çupi ka reagur në lidhje me arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako një ditë më parë, ndërsa tha se ky nuk është një sukses.

I ftuar në ABC News, Çupi tha se ky është një skenar emotiv, dhe për aq kohë sa SPAK vepron me këtë teknikë nuk do të ketë drejtësi të plotë. Analisti tha më tej se SPAK e konsideron si një peshk të madh dhe ndërkohë akuza që është paraqitur ndaj tij është shumë e vogël.

“Nuk më pëlqen t’i konsideroj sukses. Më pëlqen të mos kem emocione para drejtësisë, e them këtë sepse ne kemi pasur një drejtësi emocionale në kohën e komunizmit dhe e kemi pësuar shumë. Më duket se SPAK po luan një lojë emocionale. Më duket si një skenar emotiv. E konsiderojnë si peshk të madh, e konsideroje si udhëheqëse të madh  dhe ndërkohë ajo akuza që është paraqitur është kaq e vogël sa unë kam frikë se nuk do ta mbaj gjithë këtë entuziazëm. Në kohën kur emocionohet SPAK, kur duhet të jetë i ftohtë, ne nuk do kemi drejtësi”, tha Çupi.

frrok cupi arrestim spak dako

Lini një Përgjigje