TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Qershor 2023, 19:36

“Dako ishte trofe për fund-mandatin e Yuri Kim”, Artan Hoxha: Arrestimi i ish-kryebashkiakut, mesazh për ata lart

Shkruar nga Pamfleti

“Dako ishte trofe për fund-mandatin e Yuri Kim”, Artan Hoxha:

Gazetari Artan Hoxha duke komentuar arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, tha se kjo lëvizje nga SPAK erdhi në fundin e mandatit të ambasadores Yuri Kim, si një trofe për përfundim e misionit të saj në Shqipëri.

Në një intervistë për emisionin “Top Talk”, ai shtoi se arrestimi i Dakos është një goditje e madhe për drejtësinë, pasi sipas tij ish-kryebashkiaku kishte peshë më shumë se ministrat e Ramës, të cilët sipas tij rrëzoheshin një nga një. Gjithashtu ai shtoi se arrestimi i tij ishte një mesazh për pushtetarët e tjerë.

“Por ajo që është në siklet Rama është fakti se Vangjush Dako u godit në momentin e ditëve të fundit të ambasadores Yuri Kim në Shqipëri, që është personi i cili ka ndikuar në të gjitha çështjet e fundit të SPAK. Pra parë në këtë prizëm, trofeu më i madh që ka marrë ambasadorja në fund të mandatit të saj ka qenë arrestimi i Dakos. Vangjushi nuk ka qenë në rang ministri, pra politikisht ka qenë shumë më i fuqishëm se ta, sepse ministrat ndërroheshin, ndërsa Vangjushi jo. Edhe kjo kryetarja e re që u zgjodh, nuk e akuzonte njeri, të gjithë thoshin Gjushi. Prandaj edhe arrestimi i tij dhe në këto momente që thash është një mesazh që shkon lart. Dhe çudia e madhe në gjithë këtë situatë është se në fund Dako arrestohet me akuza qesharake, për shpërdorim detyre”, tha Hoxha. 

hoxha arrestimi dakos

Lini një Përgjigje