TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Janar 2024, 20:01

"E këshilluan gabim", Alimehmeti për Berishën: Duhet të respektonte masën e parë të vendosur nga gjykata

Shkruar nga Pamfleti

"E këshilluan gabim", Alimehmeti për Berishën: Duhet

Ish-kryeministri Berisha ka mbajtur sërish një fjalim nga dritarja e shtëpisë, pasi ndodhet në masën “arrest shtëpie” të vendosur nga GJKKO.

Ai foli para protestuesve që u mblodhën poshtë banesës, duke thyer kështu urdhrin e gjykatës për të.

Këshilltari i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti tha se situata do të kishte ardhur në këtë pikë nëse Berisha do kishte respektuar masën e parë, teksa shton se ish kryeministri ishte këshilluar keq juridikisht.

“Bie dakord se çështja e parë ka një diskutim shumë të madh, qoftë për kohën dhe ekzekutimin e saj. Sepse ka 10 vjet. Ndërsa 10 ditët e fundit, këto goditja kaq të forta në një kohë kaq të shkurtër. Po të kishte qenë respektimi i duhur i masës së parë, kjo situatë nuk do ishte e tillë, e përshkallëzuar. Këshillimi juridik nuk ka qenë i duhuri, nuk ka qenë lexim i duhur i masës së parë”, tha Alimehmeti.

Sa i takon një zgjidhje për situatën brenda PD-së, Alimehmeti nënvizoi nevojën për një bashkëpunim me të gjitha palët duke u shprehur i bindur se problemi mund të zgjidhet vetëm nëse do të formohet një grup përbashkues që qëndron mbi individin apo “Uni-n politik”.

“Ne shohim gjithmonë tek uni dhe kurrë nuk është menduar në këto 33 vjet për një grup. Dhe grupet janë sjellë gjithmonë në momentet e krizës sepse grupi është më i fortë se individi. Mendoj se kemi një situatë krize qoftë shoqërie, politike dhe partisë tonë. Këtu duhet një grup. Ka djem dhe vajza sa të duash që duan ta bëjnë. Çështja e madhe do jetë, nëse do vijë nga Berisha do vijë në formën e një udhëzimi ose përndryshe thjesht do krijohet vetë”, u shpreh ai për “Report Tv”.

Lini një Përgjigje