
Teksa ka komentuar arrestimin e Erion Veliajt, avokati Sokol Hazizaj e ka lidhur nervozizmin e kryeministrit Rama në fjalimin që mbajti para punonjësve të bashkisë Tiranë të enjten në sheshin “Skënderbej”, me veprimet së fundmi që ka ndërmarrë Struktura e Posaçme, SPAK.
Sipas Hazizaj, kur dy partitë e mëdha politike miratuan reformën në drejtësi në vitin 2016, PS dhe Rama nuk e kuptuan se do të ishte e para në filtrin e aktivitetit të SPAK.
“Rama është në pozita të dëshpëruara për shkak të veprimit së fundmi që mori SPAK ndaj kryebashkiakut Veliaj. Nuk ka rëndësi ka të drejtë a jo, ajo që e çon në dëshpërim është fakti se ai ka deklaruar që SPAK është krijuar prej tij dhe PS. Tani SPAK po vepron ndaj Ramës dhe kolegëve të tij, më i rëndësishmi në rastin konkret është kryebashkiaku Veliaj. Ka të drejtë apo jo me arrestimin e Veliaj, kjo është cështje hetimi”, tha ai në “Log me Endri Xhafon”.
I pyetur nëse e shiti Veliajn apo jo, Sokol Hazizaj tha: “Tani nuk ka fuqi të mbrojë as lalin as veten… Po bën politikë, nuk po e mbron. Mitingu, dalja nuk janë mbrojtje ligjore. Keni dëgjuar që kryeministri të thotë se kjo gjë për të cilën akuzohet ai, nga këta që unë bisedoj, nuk është ligjore. Edhe ata që e mësojnë e kanë të gabuar. Nuk mund të thuash se arrestimi bëhet pa gjyq. Nuk e thotë një njeri në krye të institucioneve. Ata që është në paraburgim, e kanë lënë vetëm. Apo mjete ligjore të njerëzve me të cilët ka bashkëpunuar”.
Lini një Përgjigje